Kryefjala Logo

Ja se çfarë nuk shkoi si zakonisht në pritjen e Angela Merkel në Tiranë!

14 Shtator, 2021 | 12:55 pm

 

Kancelarja e Republikës Federale Gjermane, Angela Merkel e vizitoi këtë të martë Shqipërinë për herë të dytë. Ajo u prit nga Ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Aeroportin e Rinasit. Gjatë kësaj vizite u shënuan disa momente të pazakonta

Momenti parë ishtë gjatë mbërritjes së eskortës së kancelares në Pallatin e Brigadave. Aty u vu re se një truprojë nga stafi i sigurisë nuk po hapte dot derën për të bërë të mundur daljen e Merkelit. Pas tre tentativash dera u hap dhe Merkel doli prej saj.

Në momentin e dytë si pasojë e bllokimit të derës së Mercedesit, Kryeministri Rama u detyrua të priste prej disa minutash në këmbë dhe pas daljes së kancelares pati një bashkim grushtesh midis tyre.

Prej vitesh jemi mësuar se pritjet zyrtare me ceremoni shtetërorë, në pjesën e parë kanë dëgjimin e himnit nga dy liderët të cilët qëndrojnë në këmbë. Kësaj rradhej si pasojë e rëndimit të sëmundjes së Angela Merkel, dëgjimi i himneve u bë ulur në karrige pasi stafi i kancelares e kërkon këtë në cdo pritje. Edhe kryeministri Rama gjithashtu I dëgjoi himnet ulur.

Të ngjashme