Kryefjala Logo

Ja kush eshte sanitarja qe i zhvati 8 milion leke vajzes te pacientes qe vdiq

13 Janar, 2021 | 10:34 am

BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e sanitares Tire Alldërvishi, që i zhvati 8 milionë lekë një qytetareje për t’i shpëtuar të ëmën e infektuar me koronavirus.

Ngjarja e rëndë u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, ndërsa ka ndodhur të spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.

lg.php.gif

lg.php.gif0CCD89BF 8714 4D31 9693 6595B2B9FF71

Alldervishi kishte mashtruar qytetaren sikur ishte infermiere, duke i marrë plot 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën 55-vjeçare, së cilës nuk i kishte bërë asnjë shërbim, madje nuk i kishte dhënë as ushqim, duke e lënë të vdiste.

Denoncimi i qytetares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë shkarkoi menjëherë sanitaren dhe urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes.

 

Të ngjashme