Kryefjala Logo

Ja ku e kemi parë djalin që rrezikoi jetën tek lokali i Noizyt në Durrës.

16 Maj, 2022 | 7:24 pm

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në lokalin e Noizyt në Durrës. Dy të rinj janë konfliktuar fillimisht verbalisht e më pas fizikisht për një konflikt çasti. Nga ngjarja është dëmtuar 31 vjeçari Ardit Kërtusha i cili është nën kujdesin e mjekësve, raporton Durrës Lajme.

31-vjeçari Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar i PS Durrës disa vite më parë e më pas në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.

Autori është shpallur në kërkim nga organet kopetente.

Të ngjashme