Kryefjala Logo

Ilir Meta jep mesazhin për të rinjtë me Nike: Just do it

3 Dhjetor, 2022 | 2:09 pm

Partia e Lirise, parti e re, por me sytë dhe investimin politik tek rinia.
Kohët moderne kanë bërë elastike edhe figurën e kornizuar të një politikani karriere si Ilir Meta.
Nga kostumet standarte lideri i kësaj partie në takimin e fundit me qindra gjimnazistë, është shfaqur veshur sport me një bluzë Nike.
Koleksioni në ngjyrë të kuqe me logon legjendare të Nike duket sikur është bërë enkas për të kujtuar ngjyrat e logos së Partisë së Lirisë.
Por jo vetëm ngjyrat, si gjithmonë Ilir Meta që ka mesazhin në daljet publike mbi dhe nën rreshta, duhet lexuar edhe referuar sloganit të famshëm të Nike ” Just do it” (Thjesht bëje).
Situata në vend dhe qëllimi politik dhe njerëzor për të krijuar të ardhme për këta të rinj dhe për ti bërë ata pjesë e ndryshimit, ka edhe nevojë për vetë të rinjtë që të jenë pjesë e uraganit të ndryshimit.
Është koha që kërkon të rinjtë mos të jenë spektatorë por aktorë të lëvizjeve sociale dhe politike, kjo ishte kryefjala e mesazhit të Ilir Metës.
Mos rri po duku :thotë nje poezi e poetit Andon Zako Çajupit që duhet konsideruar gjeni dhe paraprirës i sloganit të Nike “Just do it”.

0D71161D 5FF5 432C B4E1 3E24CCCBD9B7

AF26C82B 40DE 4246 BD6F D2B1CE67454B

Të ngjashme