I vendoset tritol me dron biznesit te Lefter Kokes

2 vite më parë

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës.

“BalkanWeb” mëson se i është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.

Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, pasi gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit.

Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Të ngjashme