Kryefjala Logo

I shpëtuan mrekullisht flakëve, çifti shqiptar mes 7 të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

23 Nëntor, 2021 | 3:49 pm

Mes 7 të mbijetuarve nga tragjedia në Bullgari, ku një autobusë me qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ishte dhe çifti shqiptar.

Bëhet fjalë për Lulzim Sulejlmanin dhe të fejuarën e tij Medina Lutfiu, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Vetëm pak ditë pas fejesës, të rinjtë kishin vendosur që të udhëtonin drejt Stambollit, ndërsa i ishin drejtuar një agjencie, ku kishin udhëtuar nga Maqedonia drejt shtetit turk.

Sipas autoriteteve bullgare shtatë të mbijetuarit e tragjedisë ndodhen aktualisht në spitalin “Pirogov”, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme