Kryefjala Logo

I nxehti afrikan pushton Shqiperine, ja sa shkojne temperaturat!

28 Korrik, 2021 | 11:32 am

I nxehti afrikan me temperatura ekstremisht të larta, që kapin vlerën e 43 gradë celsius, ka mbërthyer gjithë Shqipërinë. Sipas “Meteoalb”, ky i nxehtë parashikohet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa do të shfaqen edhe vranësira të lehta në intervale të shkurtra kohore.

Njoftimi i plotë:

Shqipëria

Moti – E mërkurë, 28 Korrik 2021

I nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atsmoferike të mbeten deri mëngjesi pasardhës. NDERSA vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 32 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Shqipëria

Moti – E enjte, 29 Korrik 2021

MBETEMI edhe ditën e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta por me temperatura shumë të larta. Situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të ngjashme