I mori jetën pronarit të servisit për një gomë makine,arrestohet pas 7 vitesh ish-agjenti i SHISH

Ish-agjenti i SHISH Xhevahir Mzhika është arrestuar në lidhje me një vrasje të kryer në vitin 2014 tek ish Fusha e Aviacionit në kryeqytet. 7 vite më parë Mzhika vrau me armë zjarri pronarin e servisit Florian Selmani pas sherrit për një gomë makine.

Në lidhje me këtë ngjarje Mzhika është dënuar me 10 vite burg. Policia ka bërë të mundur lokalizimin e tij në bazë të informacioneve në rrugë operative dhe më pas ka ndërmarrë aksionin për finalizimin e arrestimit në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit.

Mzhika ka tentuar të largohet por është neutralizuar nga policia.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. 

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.  Kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.  Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.  Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S”, bën me dije policia.

Previous article(Ekskluzive) Nje tjeter aktore ne Big Brother VIP zbulojeni cila eshte!
Next articleI shpëtuan mrekullisht flakëve, çifti shqiptar mes 7 të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari