Kryefjala Logo

I mori jetën për hakmarrje, Florjan Përvathi pikturon në muret e burgut “Përqafimin me babain”

20 Gusht, 2022 | 8:51 am

Ishte data 24 janar i këtij viti kur Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri komshiun e tij 65- vjeçar Lek Lekgjonaj. Arsyeja qe 17-vjeçari e kreu këtë ishte hakmarrja. Ai mori hakun e babait që i ishte marrë jeta nga i vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti që kishin pasur me njëri tjetrin.

Florjan Përvathi pas vendimit të gjykatës është dërguar për të vuajtur dënimin në vendin e minorenve në Kavajë. Nga të afërm te Florjanit është mësuar se ai kishte talent për pikturë. Ndoshta një mënyrë për të shprehur atë që prej vitesh mbante në zemër takimin me të atin.
Atë që ja mohuan në jetë Floriani e bëri me këtë punë artistike.

I dënuari minoren e bëri këtë pikturë murale në oborrin e burgur ku ka vizatuar veten duke përqafuar të atin. Floriani mbeti jetim kur ishte vetëm 4 vjeç ditën kur babi humbi jetën nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar sfida të mëdha deri ditën ku edhe kreu aktin e fatal që e mbylli në qeli.

102B6594 1235 49E0 9594 0AD3E4D2D220

Të ngjashme