Kryefjala Logo

I merrte para pacientëve, mjekja gjinekologe në spitalin e Beratit

24 Nëntor, 2021 | 4:44 pm

Një mjeke gjinekologe  në spitalin rajonal të Beratit është proceduar penalisht pasi është zbuluar se i merrte para pacientëve .

Mjekja gjinekologe E.Sh gjatë gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Uniformat blu gjithashtu bëjnë me dije se u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Të ngjashme