I mbijetuan tragjedise ne autobusin maqedonas, flasin te rinjte: Kam degju thirrjet e femijeve…

Lulëzimi vjen nga Presheva dhe së bashku me të fejuarën Medinën, arriti t’i shpëtojë tragjedisë me të paktën 45 viktima në Bullgari.

Lulëzimi ka treguar nga spitali në Sofje se ishte i vetmi që nuk po flinte, në momentin kur autobusi u aksidentua

“Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panikë e madhe. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.

Medina, nga Sopoti i Kumanovës, tregoi se shpëtoi së bashku me Lulëzimin duke u hedhur nga dritarja. Ajo ka thyer këmbën e majtë dhe nuk mban mend detaje pasi në kohën e aksidentit ka qenë në gjumë.

“Nuk di, unë isha në gjumë edhe veç kur i kam parë tu bërtitë njerëzit. Edhe e ka thy (i fejuari) xhamin….edhe nuk e di….E kam pas një njeri përmbi mu…ky (i fejuari) më thirrke edhe s’di qysh kam dalë jashtë. E kam pa që pas kokës e kam xhamin çel edhe i kam dhanë zor edhe kam kcy, më shumë nuk di”, thotë ajo.

“Tym i zi u kanë edhe si bomba me pas shperthy se krejt jemi kanë në gjumë, ora 2 e natës…Kam dëgju thirrje të fëmijëve se ka pas shumë fëmijë’, shpjegoi ajo.

Previous articlePse u habitet? Si PM ka kudo, çunak që bëjnë sikur dashurojne e ja mbathin vrapit!
Next articleMe 30 kallëp tritoli në makinë,dy të arrestuar në Lezhë