Kryefjala Logo

I gjendet një sasi me lëndë narkotike dhe miliona lekë në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

28 Nëntor, 2021 | 4:34 pm

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi në banesën e tij është gjetur një sasi kokaine dhe një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar ng aaktivitet ilegal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.

Të ngjashme