Kryefjala Logo

I ekstraduar në Itali për trafik droge, 50-vjeçarit nga Tirana i sekuestrohet pasuria 2 milionë euro

2 Dhjetor, 2021 | 4:17 pm

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 2 milion euro, në pronësi të një shtetasi 50-vjeçar me inicialet K. M., që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e aktivitetit kriminal i shtitjes së drogës.

Ky shtetas rezulton i dënuar në Itali dhe është ekstraduar drejt shtetit fqinj më datë 15.03.2021, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

Pasuria e sekuestruar përfshin një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe. Ndërkohë që po vijon puna hetimore për gjetjen e pasurive të tjera që ky person mund t’i ketë në emër të personave të tjerë, të afërmt të tij.

Të ngjashme