“I dhemb pak koka”, si e kamufloi nusja vrasjen e vjehrrës dhe si i mashtroi fëmijët që dëgjuan ulërimat

1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë u pë publike mëngjesin e sotëm, ku u mësua se nusja 44-vjeçare kishte therur me thikë vjehrrën e saj 74-vjeçare, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas krimit të rëndë 44-vjeçarja kishte arritur ta fshihte ngjarjen për rreth 6-orë. Në momentin e ekzekutimit në oborrin e banesës ka patur disa fëmijë të cilët dëgjuan ulërimat e të ndjerës, por ishte vetë nusja ajo e cila i mashtroi duke i thënë të mos shqetësoheshin pasi të moshuarës i dhimbte pak koka dhe ndaj kishte ulëritur.

Trupi i viktimës i mbuluar me gjak u gjet nga bashkëshorti i autores së krimit, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Konfliktet mes nuses dhe vjehrrës kanë qenë të herëpashershme çka ka bërë që kjo e fundit të pajiset me urdhër mbrojtjeje disa herë./Fax/

Të ngjashme