Kryefjala Logo

I dehur në timon, goditi shtyllën e semaforit që ra mbi kalimtarin, arrestohet 34-vjeçari në Fier

30 Nëntor, 2021 | 11:26 am

Arrestohet autori i aksidentit mbrëmjen e së hën në Fier. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili goditi me mjetin e tij shtyllën e semaforit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 34 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Shesh Turizmi”, Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Alfa Romeo” ka goditur shtyllën e semaforit e cila është rrëzuar dha ka goditur lehtë në këmbë shtetasin K. L., i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Të ngjashme