Lajme nga vendi
I bëri video bashkisë Divjakë, vëllai i kryetarit dhunon të renë duke e bërë për spital
24 Prill, 2021 | 1:21 pm
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Divjakë, Elsa Bita është rrahur brutalisht nga vëllai i kryetarit të bashkisë pasi kjo e fundit kishte bërë video ku dyert e institucionit ishin të mbyllura dhe qytetarët nuk po merrnin shërbim.
Ajo e ka postuar videon në facebook-un e saj. Vëllai i kryetarit e ka dhunuar ditën e sotme sapo ajo ka dalë nga shtëpia, duke i thyer krahun, shkruan Zoom.al.
Momentalisht ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjës dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Në spital ka mbërritur edhe policia.