Kryefjala Logo

I akuzuar për prostitucion e pastrim parash, kapet në pikën kufitare të Janinës shqiptari i shumëkërkuar

16 Nëntor, 2021 | 5:42 pm

Ditën e sotme është kapur një shqiptar i shumëkërkuar në kufirin greko-shqiptar.

43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë me dije se po tentonte të hynte për në Greqi, përmes pikës së kalimit kufitar të Merxanit, në Janinë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se shqiptari kërkohej nga Interpol Franca.

Ky i fundit akuzohej për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion e pastrim parash.

Të ngjashme