Kryefjala Logo

Hodhi armën nga çanta dhe iku me vrap,Shqiponjat e mbërthyen

13 Nëntor, 2021 | 12:41 pm

Një 36-vjeçar është arrestuar në Sarandë për armëmbajtje pa leje. Ai është me inicialet A.Ç. banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

3D77E31C 18E2 4F50 8130 B70D99871F75

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pas dyshimeve dhe informacioneve që kishin i kërkuan që të ndalonte, por 36-vjeçari tentoi t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës armën e zjarrit pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe një krehër me fishekë luftarak.

Të ngjashme