Lajme nga vendi
Historia e dhimbshme e Enea Zhegut djaloshit protagonist te “Tomka dhe shokët e tij”.Përjashtimi nga shkolla dhe mbyllja në psikiatri!
29 Maj, 2022 | 10:45 am
Mëngjesin e kësaj të diele një lajm i trishtë erdhi për kinematografinë Shqiptare pasi aktori Enea Zhegu ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.
Enea Zhegu u bë i njohur për Shqiptarët që në fëmijërinë e tij me role të rëndësishme dhe sot në moshën 57-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë.
Jeta artistike e aktorit do të fillonte në vitin 1978 kur regjizori Dhimitër Anagnosti do ta përzgjidhte për filmin “Lulëkuqet mbi mure” dhe vetëm një vit më pas Viktor Gjika do ta merrte në filmin “Njeriu me top”
Një tjetër rol protagonist i tij është dhe tek filmi i famshëm “Tomka dhe Shokët e tij” ku me rolin kryesor “Tomka” do të fitonte famë dhe pse ishte në klasë të shtatë.
Enea Zhegu e dinte mjaft mirë çfarë do të thoshte të ishe pjesë e një filmi ndaj edhe në konkursin që u bë mes fëmijësh të famshëm për rolin e “Tomkës”,e dëshiroi rolin me gjithë shpirt dhe e fitoi atë duke ndjerë gëzim por edhe superioritet ndaj të tjerëve.
Enea Zhegu ishte komndanti,mësoi të luante bukur edhe jashtë sheshit të xhirimeve duke qënë gjithë kohës në qëndër të vëmëndjes.
Aktori ndihej shumë i rëndësishëm asokohe pak prej llastimit nga gjyshërit e tij dhe nga vetë regjizorët e njohur të asaj kohe.
Por vite më vonë,kur ai nuk do të ishte më fëmijë,gabimet nuk do ti faleshin aq lehtë dhe vetë jeta nuk do të ishte aq e thjeshtë për të si në fëmijëri.
Kujtimet e bukura për Enean mbyllen me filmin “Një jetë më shumë ” nga regjizori Gjergj Erebara dhe pas këtij filmi nuk do të kishte më të tjerë.
Shpirti i tij rebel filloi të dilte në pah gjatë viteve të gjimnazit ku si pasojë do të përjashtohej nga çdo shkollë duke përfunduar në shkollë nate.
Gjithçka ai bënte,i faturohej personazhit të Tomkës,sepse ai identifikohej me atë rol çapkën.
Aktorit i pëlqente kjo nofkë që do ta mbante deri në momentin kur hyri në Akademinë e Arteve,ku ndjehu ndoshta për herë të parë dëshirën e të qënurit aktor.
Por mrekullia nuk zgjati shumë sepse Enea do të përjashtohej edhe nga Akademia për sjellje jo të mirë,me dënimin e parë që ishte 1 vit larg shkollës i pezulluar dhe në vitin e dytë mori sërisht të njëjtin dënim,por kësaj here përgjithmonë.
Në vitin 1989,Enea u mbyll në një psikiatri për 15 ditë dhe kjo ishte vetëm hera e parë sepse herën e dytë,qëndroi atje për 1 muaj.
Në vitin 1990,Enea niset për Greqi dhe prej andej kalon në Itali nga ku kthehet sërisht në Tiranë.
Në kthimin e tij tenton të rihyjë në Akademinë e Arteve për të rinisur nga aty ku e la por nuk zgjati për shumë kohë.
Jeta nuk ishte një film dhe Enea Zhegu e kuptoi këtë ndaj nisi të mendonte për një aktivitet të tijin dhe kështu hapi një bar-restorant të quajtur “Vila31” i njohur gjerësisht si lokali i Tomkës.
Kur jeta e tij ishte shumë larg filmave,Enea ende thërritej Tomka dhe ndoshta edhe pas këtij mëngjesi të sotëm ku ai mungon,do të kujtohet përgjithmonë si “Tomka”