Lajme nga vendi
Hetimet e aksidentit me 5 viktima në Qafë Muzinë në një etapë të re, reshjet e pakta të shiut kanë favorizuar aksidentin
31 Gusht, 2021 | 3:06 pm
Të paktën 5 viktima dhe 4 vajza të plagosura ishte bilanci i aksidentit të javës së shkuar në rrugën Gjirokastër – Sarandë, saktësisht në Qafën e Muzinës. Grupi hetimor i ngritur për këtë cështjë po drejtojnë hetimet në një fazë tjetër teksa konfirmohen disa elementë që kanë shkaktuar apo favorizuar aksidentin.
Në fillim u tha se makina “Land Rover” që drejtohej nga 22 vjecarja, Rexhina Celhaka, ishte marrë me qera, ndërkohë hetimet zbuluan se ishte automjeti i kushëririt të drejtueses në momentin e aksidentit. Drejtuesja sëbashku me dy vajza të tjera ishin nisur nga Tirana për në Sarand.
Gjithashtu vajzave u është dashur ndihma e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) , për tu orientuar drejt Sarandës , duke lënë të kuptohet që vajzat nuk kishin njohuri të mëparshme për rrugën, gjë që mund të shkaktojë aksident pasi kjo rrugë ka vështirësitë e saj në kthesa dhe vëmendja drejt ekranit të GPS mund të shkaktojë heqje vëmendjeje ndaj rrugës.
Ekspertiza ka konfirmuar se në kohën e aksidentit , rruga ka qenë e lagur si pasojë e reshjeve të imta të shiut, fakt që shton riskun për aksidente.
Një përplasje tangenciale ka ndodhur, sipas ekspertëve të cilët zbardhin skemën e impaktit pas pozicionimit që ka pasur “Land Roveri” pas aksidentit ku drejtuese ishte Celhaka. Vlen për tu theksuar se kjo e fundit nuk ka kryer frenim pasi në karrexhatë nuk është parë asnjë shenjë e këtij veprimi.
Pikërisht kjo përplasje tangenciale ka shkaktuar tragjedinë e viktimave në furgon që i dërguar jasht rrugës , duke i drejtuar drejt rënies në humnerë. Ndryshe do të kishte ndodhur në një skenar më fatlum, nëse përplasja do të kishte qenë frontale , ku energjia e mjeteve e cliruar nga përplasja do të armortizoheshin nga njëra-tjera, bilanci i të cilit do të ishte vetëm me lëndime.
Të dy mjetet dyshohet se nuk kanë respektuar shpejtësinë prej 30 km/h.
Vetë drejtuesja e mjetit fuoristradë, ka dëshmuar se nuk kanë qenë me shpejtësi por furgoni erdhi përballë me një shpëjtësi të madhe duke shkaktuar aksidentit.