Kryefjala Logo

Hebrenjtë e Shqipërisë dhe Kosovës kremtojnë festën e shenjtë në Tiranë, 26 ore lutje pa lëvizur nga vendi

18 Shtator, 2021 | 11:39 am

Disa hebrenj nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur këtë të mërkurën në Tiranë dhe kanë kryer lutje deri në mbrëmjen e së enjtes. Riti fetar konsiston në 26 orë lutje, pa konsumuar ujë dhe ushqim.
Yoel Kaplan rabini i Shqipërisë, udhëtojë nga Izraeli për të mundësuar lutjet e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovës.

Edhe pse pak veta, të pranishmit e pakët, gra, burra e fëmijë kanë këndua lutjet në gjuhën hebraike në mënyrë që të falen mëkatet sipas traditës së kësaj feste. Ndaj dhe komuniteti hebre në Tiranë u mblodh. Edhe pse pak vetë, për shkak të historisë së mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duket se kryerabini i Shqipërisë e ndjen për detyrim, qoftë edhe nga Zoti, të vijë të kremtojë në Shqipëri këtë festë.

 

Shqipëri është një ndër vendet e pakta që nga Luftën e Dytë Botërorë rregjistrone më shumë hebrej në mbarim të luftës sesa para saj. Pak kohë më parë në Parkun e Liqenit një monument me emrat e hebrenjve të shpëtuar në kohën e Luftës, u vendos në hyrje të tij.

Të ngjashme