Lajme nga vendi
Haradinaj flet per raportin me Ramen, ja cfare i beri Kosoves
5 Dhjetor, 2020 | 9:51 pm
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ora News ka komentuar dhe raportin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Ai tha ka në këtë raport ka mbajtur qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës.
“Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me Kryeministrin Rama dhe ende nuk kemi arritur për ta rikthyer komunikimin, unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me Kryeministrin Rama”, është shprehur Haradinaj.