Lajme
Grabitet pika e “Kredo.al” në Tiranë, një person merr paratë dhe ikën me vrap. Hera e dytë që bie pre
23 Janar, 2021 | 3:19 pm
Një grabitje ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Policia bën me dije se është grabitur filiali i një institucioni financiar privat.
Mësohet se ngjarja sapo ka ndodhur dhe një person ka hyrë në pikën eKredo.al duke marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit.
Pasi ka marrë një shumë parash, grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes me vrap.
Para disa muajsh në tjetër pikë e kësaj kompani është grabitur tek “Zogu i Zi”.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.