Grabitet një banesë në Tepelenë,autorët trokasin në derë dhe prezantohen si Policia e Shtetit

Një familje në Tepelenë ka rënë pre e grabitjes. Raportohet se në banesën e Alim Muhos në fshatin Luzat kanë hyrë tre persona, të cilët janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 200 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mesnatës. Grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u janë prezantuar si efektivë.

Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Previous articleQeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro për kapjen e autorit të ngjarjes në Deçan
Next articleAksident me makinë në Tropojë,3 të plagosur