Kryefjala Logo

Goditi për vdekje të vëllanë dhe u fsheh në një shtëpi të braktisur, arrestohet 26-vjeçari

30 Prill, 2021 | 1:13 pm

Një 26-vjeçar është arrestuar sot në Maqellarë, pasi dyshohet se vrau me thikë të vëllanë 23-vjeçar.

Ai u gjet në një shtëpi të braktisur në fshatin Allabegi, në Maqellarë. Sipas informacioneve, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe së fundmi ishte konsumator i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i finalizuar nga DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në mesnatën e datës 29.04.2021, në Maqellarë, kanë ushtruar kontrolle në zonë dhe si rezultat u bë e mundur gjetja e vendodhjes dhe kapja e shtetasit F. T., 26 vjeç, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.

Ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme