Lajme nga vendi
Gledis Nano,kerkon mbeshtetje nga SHBA per zhvillimin e Policisë Shqiptare
4 Nëntor, 2021 | 2:54 pm
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim.
Nano shprehet se takimi me ambasadoren bëhet në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me agjencitë e SHBA.
“Sic dihet SHBA janë partneret tanë kryesorë dhe e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim.E sigurova ambasadoren se Policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës dhe kërkova mbështetje nga SHBA.Kjo është një luftë që nuk bëhet vetëm,duke parë mbështetjen që kemi pasur besoj se bashkë do ja dalim për të pasur rend dhe siguri në vendin tonë “-shprehet Gledis Nano.
Pa lënë pas Yuri Kim, e cila u shpreh se mbështetja për Policinë nuk do të kursehet,me pajisje,trajnime dhe gjithcka tjetër cfarë të jetë e nevojshme,por kerkoi nga drejtori që të rritet besimi i njerëzve te uniformat blu.