Kryefjala Logo

Gjykata le per here te tete ne burg, ish gjyqtaren e Krujes, Enkelejda Hoxhen

14 Shtator, 2021 | 11:06 am

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lë në burg Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës të akuzuar për korrupsion, shkruan newsbomb.al. Kjo është hera e tetë që ish-gjyqtarja kërkon të dalë nga qelia.

Sipas Newsbomb, Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj.

Prej kohësh, Hoxha kërkon masë më të butë sigurie, për shkak se duhet të kujdeset për fëmijët. Në kërklesat e mëparshme, avokati i Enkelejda Hoxhës ka paraqitur një dokument, i cili tregonte se gjendja shëndetësore e djalit të saj të sëmurë ishte përkeqësuar kishte nevojë për nënën.

Kujtojmë që ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, kur po bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Enkelejda Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan newsbomb.al. Po ashtu, Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari; si dhe lirimin e Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Të ngjashme