Lajme nga vendi
Gjykata Adiminstrative jep vendimin: Uji që furnizohet Tirana i dëmshëm
24 Maj, 2021 | 5:11 pm
Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar të Hënën, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.
Me një vendim të paprecedentë Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të ‘mbikëqyrë’ shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.
Në vitin 2017, ‘Qendra Res Publika’ dhe shoqata ‘Impetus’ iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të detyrua ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të ndërmarrë masave që garantojnë cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës.
Sipas, akt-padisë, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia coli (bakter i dëmshëm për shëndetin) është më shumë se norma e lejuar sipas rregullores për ujin e pijshëm.
E njëjta gjë ndodh dhe me nivelin e streptococci faecal, bakter i dëmshëm për shëndetin, ndërsa niveli i Klorit (kimikat) rezulton shpesh herë të jetë mbi 0.5 (norma maksimale e lejuar nga VKM nr. 379, dt. 25.05.2016.
‘Ka rezultuar se analizat mikrobiologjikë apo kimikë që garantojnë cilësisë së ujit të pijshëm. janë bërë nga një laborator i pa akredituar, duke mos dhënë asnjë garanci për asnjë parametër’-thuhet në akt-padi.
Pas katër vjetësh betejë ligjor, Qendra Res Publika ia ka dalë të sigurojë nga gjykata një vendim, të paprecedent, i cili do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ujit në kryeqytet.
Gjykata urdhëroi Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. të monitorojë dhe të analizojë të gjitha parametrat e ujit të pijshëm në Tiranë. Sipas vendimit, ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime është e detyruar që këto rezultate të analizave ti dërgojë në Institutin e Shëndetit Publik, për të përcaktuar masat që duhet të merren për të përmirësimin cilësisë së ujit.
Po kështu, gjykata urdhëroi ndërmarrjen Ujësjellës -Kanalizime Tiranë të raportojë tek ‘Qendra Res Publika’ dhe shoqata ‘Impektus’ rezultatet periodike të analizave si dhe masat që do të ndërmar kjo ndërmarrje që do të çojnë në garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.
Avokati Dorial Matlia e konsideroi vendim si një hap të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit.