Lajme nga vendi
Gjobiten me 50 milion leke Belind Kelliçi dhe Edmond Spaho per shkelje te masave anti Covid
18 Shkurt, 2021 | 5:17 pm
Kreu i Forumit Rinor Demokratik, Belind Këlliçi është gjobitur me 50 milion lekë të vjetra për organizimin e takimeve elektorale me pjesëmarrjen e dhjetra personave, çka bie në kundërshtim me masat anti-Covid.
Këlliçi thotë se është gjobitur për shkeljen e “fjalës-urdhër” të kryeministrit Edi Rama, ndërsa poston edhe fotografinë e gjobës së majme ku ai ka shkruajtur “Rama ik, edhe 66 ditë”.
“Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë”, shkruan Këlliçi.
Ai më tej ankohet pse qeveria nuk gjobit socialistët si Elisa Spiropali, Erion Veliaj apo Belinda Balluku, për organizimin e takimeve, sipas tij të ngjashme.
Reagimi i Këlliçit:
Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.
Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas
Pas Belindit eshte gjobitur me 50 milion lekë të vjetra edhe ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, për shkelje të masave anti-Covid.
Spaho është gjobitur për organizimin e një takimi elektoral në një lokal në Devoll të Korçës, ku u grumbullua një numër i lartë mbështetësish të PD-së.
Me gjobë prej 1 milion lekë të vjetra është ndëshkuar edhe pronari i lokalit ku u mbajt takimi.
News bomb