Kryefjala Logo

GJKKO i jep gjykim të shkurtuar Enkelejda Hoxhës.Ish-gjyqtarja e Krujës pranon akuzën për korrupsion

3 Nëntor, 2021 | 11:47 am

Enkelejda Hoxha, ish-gjyqtarja e Krujës e akuzuar për korrupsion do të përfitojë gjykim të shkurtuar. Duke qenë se ajo kishte depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesë për gjykim të shkurtuar, rrjedhimisht ajo ka pranuar dhe akuzën e ngritur për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

•Seanca e radhës për ish-gjyqtaren e Krujës, e cila liroi nga burgu disa kriminelë të dënuar përjetë, do të mbahet me 17 nëntor ora 10.00.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 8 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Enkelejda Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Të ngjashme