Kryefjala Logo

Gjirokastër – sëbashku me të vëllain, burri rreh ish-gruan dhe një 33 vjecar

26 Shtator, 2021 | 11:16 am

Qyteti i Gjirokastrës është tronditur nga një ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e djeshme teksa një sherr ka ndodhur midis një cifti ish-bashkëshortësh duke degjeneruar në dhunë. Gruaja u dhunua në një bar-kafe nga ish-burri dhe ish-kunati i saj. Ata e dhunuan me sende të forta dhe mjete prerëse, përvecse gruan edhe një 33 vjecar që ishte prezent në lokal.

Njoftimi i plotë i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

Të ngjashme