Lajme nga vendi
Gjendet në një kanal me ujë në Fier kufoma e dekompozuar e një mashkulli, ja çfarë thotë policia
1 vit më parë


Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një fshat të Fierit në një kanal me ujë.
Me sa duket reshjet e shiut që kanë shtuar prurjet në lumenj, kanë bërë që trupi i pajetë të përfundojë pranë banesave në fshatin Mujalli të Fierit.
Raportohet se trupi i i pajetë, i dekompozuar, është gjetur nga banorët të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Nuk dihet ende identiteti, por mësohet se viktima është e seksit mashkull.