Kryefjala Logo

Gentian Huti një mjek i standarteve të larta, pasuri kombëtare për shqiptaret.

10 Mars, 2021 | 10:18 pm

Spitali Amerikan ju prezanton me një ndër mjekët më të mirë që ka Shqipëria.

Dr. Gentian Huti, Anestezist – Reanimator, Shef i Departamentit “Anestezi-Kujdes Intensiv-Emergjence” në Spitalin Amerikan 3.

Dr. Gentian Huti, ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas ka vazhduar specializimin për Anesteziologji dhe Reanimacion (Departamenti i Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv).

Dr. Genti është specializuar në Ninewells Hospital And medical School Dundee, Skoci për trakeostominë perkutane nën endoskopi.

Me eksperiencë profesionale të gjatë brenda dhe jashtë vendit, ai ka punuar në qendrat spitalore më të mira në vend publike dhe private, në pozicione drejtuese dhe prej vitesh është Shef i Departamentit “Anestezi-Kujdes Intensiv-Emergjence” në Spitalin Amerikan 3.

Anëtar në shoqatat europiane të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Dr. Genti Huti është bashkëthemelues si ASAI (Albanian Society of Anesthesiology).

Pjesëmarrës, autor, bashkë-autor dhe folës në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, shumë artikuj dhe punime të tij shkencore janë publikuar në revistat dhe kongreset më prestigjoze europiane.
Dr. Genti Huti, është një mjek i rrallë, gjithmonë profesional dhe i gatshëm të ndihmojë këdo, një vlerë e shtuar e Spitalit Amerikan.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Të ngjashme