Kryefjala Logo

Gazetarja Klodiana Lala vlerësohet me çmim në Vjenë për gazetarinë investigative

21 Maj, 2022 | 8:06 pm

Gazetarja Klodiana Lala ka fituar çmimin e dytë të Bursës Ballkanike për gazetari investigative në Vjenë.

Gazetarja vlerësua për investigimin e saj të vitit 2021 me titull “Historia e krimit shqiptar: Peng në zinxhirin e koka*nës.”

Ky vlerësim u nda mes Lalës, gazetares serbe Marija Vuçiç dhe gazetarit grek Jason Athanasiadis, pasi juria ka vendosur të shpërndajë pjesën tjetër të fondit të çmimeve mes tre shkrimeve fituese, në vend që të ndajë vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë që çmimin e parë e mori gazetari polak Dariusz Kalan për artikullin e tij të vitit 2020 “Përplasja e makinës që përkuli rrotat e drejtësisë polake”.

https://mobile.twitter.com/RDFellowship/status/1527371317476982785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1527371317476982785%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.hashtag.al%2Findex.php%2F2022%2F05%2F20%2Fklodiana-lala-merr-cmim-ne-vjene-per-shkrimin-e-saj-investigativ%2F

Burimi: Hashtag.al

Të ngjashme