Kryefjala Logo

Gazetarja flet për përballjen fizike me shoferin në vizat e bardha:”Nuk më kërkoi as falje..”

26 Maj, 2022 | 4:45 pm

Arjola Kondakçiu është një gazetare Shqiptare e cila ka ndarë historinë e saj se si 4vjet më parë pësoi një përballje fizike me një makinë e cila kaloi në vizat e bardha të bëra për kalimtarët.

Ishte vetëm fillimi i një vargu vështirësish sepse siç gazetarja vetë tregoi,pasojat vazhduan edhe tre muaj më pas ku ajo filloi të kishte probleme me kujtesën.

Arjola tregoi se djali i saj i kishte kërkuar në atë kohë të tërhiqte kallëzimin për shoferin për të mos pasur probleme,në një kohë ku autori as nuk i kishte kërkuar falje me shpirt.

Në librin e saj “Aroma e Ndjesive” ,plot 12 vjet nga shkëputja e saj letrare,gazetarja Arjola Kondakçiu ka mbledhur këto kujtime dhe i ka hedhur në libër.

Historinë e saj dhe vetë librin i prezantoi në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Pjesë nga intervista:
Çfarë ndodhi në vitin 2018?

Ka qenë një ditë të bukur, po shkoja në punë. Ishte programi i mëngjesit se si do kisha ditën përpara. Në 7.20 të mëngjesit, te vijat e bardha, isha në rregull dhe kuptova se çfarë më ndodhi. Thjesht ajo ulërima që kam bërë në ato momente e kam të ruajtur në memorie për shumë vite.

Isha në stacionin e autobusit, shoferi ndaloi se kishte shumë njerëz e nuk ikte dot. Policia ishte shumë afër. Ai e ka pranuar fajin. Unë e denoncova, por jetojmë në Shqipëri.
Shpeshherë them më shtypi, por pse nuk më qëlloi një njeri i saktë që të mbante përgjegjësi. Djali im nuk e ka përballuar dot traumën e prandaj e fala atë. Ishte një traumë në vete. Ai më thoshte “rëndësi që ti hape sytë, je gjallë me mua”.

Kjo pjesë është shkëputur nga zbardhja e plotë e intervistës nga NewsBomb.al

Të ngjashme