Kryefjala Logo

FOTO/ Ja kush është infermieria që i vodhi para nga banka pacientit që ndërroi jetë nga Covid

26 Janar, 2021 | 5:00 pm

 

Gruaja në foto është infermierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” pasi i ka marrë portofolin një pacienti dhe më pas me kartën e tij ka tërhequr paratë në bankë.

Fotoja e siguruar nga ‘Ora neës’ tregon infermieren 30 vjeçare e cila tashmë është e arrestuar, kishte pak vite që ishte pjesë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë pasi më parë punonte në spitalin e Durrësit.

Hysi është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje. Ajo do të përballet me drejtësinë tashmë, një javë pasi ngjarja e rëndë u denoncua nga djali i pacientit të ndjerë, që ndërroi jetë nga Covid-19. 30-vjeçarja ka pranuar veprën e kryer. Ajo ka deklaruar se ka qenë ajo personi që ka tërhequr 60 mijë lekë të reja nga llogaria e pacientit të ndjerë, pasi i ka vjedhur portofolin këtij të fundit, me të dhënat e llogarisë.

666667 1

Të ngjashme