Kryefjala Logo

Flet shqiptarja që bëri vaksinën: Më kanë mallkuar me vdekje

5 Janar, 2021 | 4:26 pm

Valbona Korini është një shqiptare që ka bërë vaksinën e Pfizer/BionTech kundër Covid-19. Ajo vendosi që këtë proces ta transmetonte live, por ajo që është vënë re është shokuese.
Shumë persona kanë shfryrë vrer ndaj saj në komente, madje kanë arritur deri atu sa e kanë mallkuar me vdekje.
Sa i përket vaksinës ajo ka dozën e dytë më 25 janar.

“Unë jam personi që dje në Dritare publikova procesin e bërjes së vaksinës. Unë jo thjesht u paragjykova unë u gjykova dhe u mallkova me vdekje.
Vaksinën e bëra sepse dua jetën time dhe njerëzve të tjerë .Ndihem shumë mirë, një dhimbje e papërfillshme në pjesën e injeksionit. Dozën e dytë e bëj në 25 janar.
Nuk kam ndjerë asnjë efekt tjetër anësor. Shpejtësia e daljes së vaksinës është edhe falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, dhe studimi i kësaj metode ka dy dekada eksperimentimi.
Pas bërjes së dozës së dytë të vaksinës Phifer/BioTech, personi pajiset me certifikatë.
Nga informacioni deri tani pas dozës së dytë imuniteti nuk është 100%, por nëse e merr virusin sëmuresh shumë lehtë por nuk rëndohesh për shtrim në spital, por mund të jesh faktor infektimi për personat qe nuk e Kanë kryer vaksinën.
Sigurisht dhe unë kam patur dyshimet për vaksinën por jeta ime sot vazhdon edhe falë vaksinave të tjerave qe kam bërë në jetë më parë”, u shpreh Korini.

Të ngjashme