Kryefjala Logo

Flet Berisha: Ilir Meta mbron si president interesin publik. Ai ka ngritur fort zerin per pandemine prandaj sulmohet nga Edi Rama

28 Shkurt, 2021 | 12:14 am

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik, lidhur me pandeminë, prandaj po sulmohet nga Rama.

Berisha: Presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik. Nuk mund të pajtohet më gjendjen katastrofale të pandemisë. Nuk mund ta pranojë që kryeministri të këndojë sukses mbi kufomat e njerëzve. Ai ka reaguar se çfarë po ndodh me këtë flamë të zezë në vend.

Unë kam kërkuar që të krijohet një komitet kombëtar për menaxhimin e pandemisë, jashtë çdo konflikti interesi. Përplasja më e madhe është se presidenti ka ngritur zërin për keqmenaxhimi ne pandemisë. Kreu i shtetit nuk mund të rrijë duarkryq. Ky është shkaku i përplasjes, se presidenti po e demaskon

Burimi:Ora news

Të ngjashme