Kryefjala Logo

Flakë të rënda në një apartament në Tiranë

23 Nëntor, 2021 | 10:37 am

Mëngjesin e sotëm një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit në katin e katërt të pallatit fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banorët janë evakuuar të gjithë nga pallati dhe në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të ngjashme