Kryefjala Logo

Fjalimi i Monika Kryemadhit elektrizoi mijera qytetare ne shesh: Misioni yne, te bejme Shqiperine te ndihet si shtepia e shqiptareve!

22 Prill, 2021 | 9:36 pm

Diten e sotme ne oren 18:00 eshte mbajtur mitingu i LSI-se ne Tirane. Nje miting madheshtor, i cili ka mbledhur me mijera njerez ne sheshin “Nene Tereza”.

Edhe pse moti nuk ishte i favorshëm, mbështetja maksimale nuk ka ka munguar.
Mbështetja e madhe ditën e sotme i ka dhënë goditje të madhe sondazheve të sponsorizuara në mediat shqiptare nga PS ku gjithmonë e nxjerr shumë më poshtë me pikë seç është.
Shqipëria e ka vendosur se më 25 prill do të sjellë ndryshimin e madh.

95EF8EAF 082C 44F9 B6AF 9626011BF3CD 0160F99A A529 45E7 81A5 3C38B5F782BA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka nisur fjalimin e saj, duke u drejtuar qytetareve si “motra dhe vellezer” duke nenkuptuar se LSI eshte nje familje e madhe.

“Motra dhe vëllezër, në këtë shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë.

Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve.
Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore.
Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.
Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh.
Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës.
Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit.
Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.
Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet.”- ka thene Kryemadhi ne hapjen e fushates.

Nuk kane munguar brohorimat dhe duartrokitjet e njerezve ne shesh qe dhe njehere e treguan qarte mbeshtetjen e tyre per 25 prill.

D64978E8 F6BB 429F 8A6D EEEBC14C25C4A569E966 A9D5 4A9D 8D41 B6820AC96F0C

Të ngjashme