Kryefjala Logo

Fjalët e polakut për veprimin e bërë kundrejt të birit

18 Nëntor, 2021 | 7:36 pm

Vrasja e fëmijës me origjinë shqiptare nga i ati ka shkaktuar tronditje të fortë në Itali.

Polaku Mirko Tomkow 44-vjeç i martuar me një vajzë shqiptare u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.

Ai është shprehur se këtë akt nuk e ka bërë nga asgjëja,por për të ndëshkuar bashkëshorten tij e cila kishte kërkuar divorcin.

Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

Ende mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë.

Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur.

Të ngjashme