Kryefjala Logo

Fieraku i vë flakën flamurit serb,tregon arsyen.

6 Nëntor, 2021 | 5:09 pm

 

Ditën e sotme në qytetin e Fierit ka ndodhur një incident i vogël.
Bëhet me dije se shtetasi Kristaq Ziu ka lyer me benzinë,duke djegur flamurin serb,ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi.Ziu është kreu i shoqatës Atdhetare për Identitetin e Bashkimit Kombëtar.

Ai shprehet se grisja e flamurit është një gjest që tregon hakmarrjen ndaj aktit të serbëve pak ditë më parë në Beograd.

“Kjo është një reagim ndaj përdhosjes së flamurit shqiptar.Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është një turp që po na bëjnë dhe duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët.Ne nuk e kemi një traditë të tillë,por ky reagim vjen nga veprimi i serbëve”,-thotë Kristaq Ziu.

Pak ditë më parë mediat serbe publikuan një video që ishte bërë virale në rrjet,ku shfaqej një i ri serb duke i vën flakën flamurit shqiptar.

Të ngjashme