Kryefjala Logo

Fier – raportohet dhunë në familje , arrestohet 55 vjecari pasi rrahu vajzën e tij

22 Shtator, 2021 | 12:11 pm

Policia ka arrestuar një 55 vjecar I cili dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht të vijën. Dashamir Shehaj banues në Patos është vënë në pranga dhe tashmë akuzohet për dhunë në familje.

 Gjitashtu nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Muarremi, 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe toke.

Të ngjashme