Kryefjala Logo

Fier – arrestohet ne pyll autori i vrasjes së paralajmëruar të ish-gruas së tij

11 Shtator, 2021 | 10:26 am

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier kur Elton Metaj, vrau ish  bashkëshorten e tij 23 vjecare në shtëpine e vjehërrit. Bashkëshortët ishin në procudrat e divorci. Ngjara merr cilesine e një vrasjeje te paralajmëruar teksa detaje të reja nxjerrin që 1 vit më parë, autori vrasjes ka marrë peng për 5 orë viktimën dhe familjen e saj. Megjithatë ai u lirua nga burgu dhe pas kësaj ngjarjeje gruaj kerkoi divorcin.

Policia e Fierit

“Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për  Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme