Kryefjala Logo

Fermerët e Myzeqesë sot sërish në protestë/ Tubimi para Bashkisë së Lushnjës, ja 5 kërkesat e tyre

15 Nëntor, 2021 | 1:06 pm

Fermerët e Myzeqesë kanë paralajmëruar sot një protestë masive, që pritet të nisë në orën 11:00 deri në orën 14:00.Fermerët e Lushnjës dhe zonave përreth do të nisin protestën tek rrethrrotullimi i Plasmasit për të zbarkuar para Bashkisë së Lushnjes.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, qëllimi i tubimit është të sensibilizojë qeverinë për ndryshimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë.

Kjo është protesta e dytë e fermerëve të Myzeqesë. 3 ditë më parë ata bllokuan aksin nacional Lushnjë-Rrogozhinë, si shprehje e mosdakordësisë së tyre me paketën fiskale për vitin e ardhshëm që pritet të miratohet në Kuvend, teksa disa protestues u shoqëruan në policia.

5 kërkesat e parashtruara nga fermerët

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

Të ngjashme