Kryefjala Logo

Fatmir Mediu mesazh familjareve te Gerdecit:”Une s’kam lidhje me shperthimin”

19 Tetor, 2021 | 10:04 am

Fatmir Mediu ka derguar nje mesazh te gjithe familjareve te viktimave nga shperthimi i Gerdecit duke thene se nuk ka lidhje me ate tragjedi.

Ne studion e emisionit “Te Paekspozuarit”,Mediu tha se ata kane te drejte ta urrejne sepse dhimbja eshte e madhe por “une nuk kam gisht” thekson ai.

“Nuk e kam as me drejtësinë as me palët e tjera. Ndihem shumë keq në raport me familjarët e Gërdecit. Ajo më dhemb. Ajo ka qenë arsyeja që kam marrë qëndrimin tim. Vetëm ajo më vjen keq. Nuk di sesi mundet në jetën time, pavarësisht si do të shkojnë gjërat, ti bëjë ata të jenë të bindur, që Fatmir Mediu nuk ka gisht në atë që ka ndodhur në Gërdec.

Nuk kam marrëdhënie me atë që ka ndodhur në Gërdec. Kur shoh Zamirën, djalin, familjarë të tjerë që flasin. Nuk kam tentuar t’ju afrohem, sepse ata janë në të drejtë të urrejnë dhe të thonë çfarë u vjen në mendje, sepse dhimbja e tyre është shumë herë më e madhe, sesa çdo lloj arsyetimi dhe ballafaqimi që mund të bëj për këtë çështje“, tha Mediu.

“Avokati më kanë thënë në këtë vend mund të ndodhë çdo cudi. Mund të jesh i pafajshëm, por të ndodhë si në kohën e Hoxhës. Kur prokuroria është më e fuqishme se gjykata, sistemi i drejtësisë nuk funskionon. Jam në këtë betejë për t’u përballur edhe me padrejtësinë. Mund të ketë cdo gjë në përballje.

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009“

Të ngjashme