Kryefjala Logo

Familja humbi jeten ne aksidentin ne Vlore, flet nena e vajzes: Ju kisha bere per te ngrene, sot po hane dhe…

28 Qershor, 2021 | 1:22 pm

Pak dite me pare ne alsin Levan Vlore 4 persona te cilet udhetonin nga Greqia humben jeten pas perplasjes fatale nga 22 vjecari.

E mekur nga të qarat, veshur me të zeza, Fatbardha Qose, nësa e 33-vjecares Silvana Gushit,  e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan Vlorë së bashku me familjen e saj, kërkon vetëm drejtësi.

Në një lidhje në emisionin “Me zemër të hapur” rrëfeu telefonatën e fundit me të bijën, ndërsa i priste pas një viti, të ktheheshin për të kaluar pushimet.

“Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Ah, c’me ka bërë i ligu më prishi jetën e vajzës më mbylli derën e vajzës, ju jeni nëna vetë. C’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i ligu i vrau rrugaci, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para.

Vajza vajti në Greqi për t’u ushqyer, për një jetë më të mirë, do vinte te nëna, të kalonte pushimet. Nëna i kishte bërë për të ngrënë, fola me vajzën i thash ‘cfarë do të bëjë nëna për të ngrëna?’ ajo më tha ‘ mami më bëj një pulë me pilaf’ dhe unë ia bëra gati, po e prisja të hante mëngjesin me dhëndrin e mbesat. Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur, ia mbushja cantat me ushqime ia coja në Greqi.

Të ngjashme