Kryefjala Logo

Erjon Veliaj i frikësuar për rizgjedhjen. Me sfilatën e Elisabetta Franchit dhe dasmën e Ilir Shaqirit, nis fushatën për zgjedhjet bashkiake?

29 Maj, 2022 | 8:30 pm

Çfarë bën kryebashkiaku i një kryeqyteti me kaq probleme si Tirana që shfaqet në krah të një stilisteje italiane dhe në dasmën e një ish balerini ? Ndërkohë që qyteti lëngon nga betoni, ndërtimet pa fre, nga mungesa e parkimeve, mungesa e hapsirave të gjelbërta Erion Veliaj që ndjen se ka lodhur çdo votues të kryeqytetit me foto rrjetesh sociale dhe asnjë gjë të mirë për qytetarët, vazhdon të kërkojë vëmendje në mënyrë të dëshpëruar.

Duke qenë se në Partinë Socialiste është njeriu më i lakuar negativisht, ai vëmendjen e Ramës e kërkon me ngulm duke publikuar dëshmi që është ende i pëlqyer në popull me evente apo dasma të njerëzve të famshëm.

Por një kryetar bashkie në 2023 duhet të ketë tjetër profil dhe jo atë të një bloggeri showbizi.

Edhe pse jo zyrtarisht çdo dalje e Erion Veliajt së fundmi është një hap drejt fushatës për zgjedhje lokale të vitit të ardhshëm. Nuk dihet ende nëse Rama do ta rikandidojë, por frika e ka bërë Veliajn qesharak sa në pritje të inagurimit të kopshtit zoologjik që do jetë prova e jetës së tij pasi Rama i ka lënë shumë detyra për disa kafshë speciale që ai duhet ti gjejë, plotëson postimet me dasma e fustane me dantella.

Të ngjashme