Kryefjala Logo

Erion Veliaj i jep 500 mije euro kompanise “Fusha” pa tender. Se shpejti edhe tenderi i pastrimit 20 milion euro!

15 Janar, 2021 | 10:28 am

Më 30 dhjetor 2020, kur e gjithë vëmendja e njerëzve ishte te festa e fundvitit, ku kursimet e disa muajve po i përdornin për të pasur një tryezë paksa më ndryshe se ditët e zakonshme, Kryebashkiaku Erjon Veliaj e kishte mendjen gjetkë!
Normalisht, jo për propagandë, po për të firmosur dokumentet e një shtese tenderi me vlerë plot 500 mijë euro. Nuk është tender i ri! As u përdorën metodët e famshme të çmimit më të ulët. Por, një shtesë kontrate shumë milionëshe, të cilën do e përfitojë një firmë e preferuar e Lali Erit. Bëhet fjalë për kompaninë “Fusha”, e cila do të marrë plot 530 milionë lekë për vazhdimin e një kontrate për pastrimin e zonës IV, të Tiranës.

530 milionë për 73 ditë!
Shifra të çmendura kur mendon se në çfarë kohe po jetojmë, apo se bëhet fjalë për një shtesë kontrate dhe jo tenderi të ri. Sipas dokumenteve që disponon “Boldneës”, në fund të vitit 2020, Bashkia e Tiranës, i ka akorduar plot 530 milionë lekë pa TVSH. Përfituese është kompania “Fusha”, drejtuesit e së cilës i pagusr hotelin nënkryetarit Arbër Mazniku në Spanjë. Madje, pronarët apo njerëzit e afërt të kompanisë “Fusha” njihen për miqësinë e veçantë me Lali Erin, pasi ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, pushoi hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt.
Duke u ndalur te dokumentet, mësohet se fondi që përfitoi “Fusha” është nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës për vitin 2020. Pra, Lali Eri nuk ka dashur që të djegë këtë fond, por t’ia japë “të preferuarve”. Kontrata është lidhur në datë 30 dhjetor 2020, ndërkohë që ka një afat vetëm 73 ditë. Pra, për çdo ditë, Bashkia e Tiranës do t’i japë “Fushës” plot 7.3 milionë lekë nga taksat tona. Dhe kjo, vetëm në këtë afat, pasi Bashkia e Tiranës ka përgatitur edhe disa tender të rinj për pastrimin e kryeqytetit.
Ndërkohë, krahas kësaj kompanie, një tjetër firmë përfitoi plot 400 milionë lekë të vjetër për pastrimin e zonës II për 73 ditë!
Lufta për “plehrat”, 20 mln euro për pastrimin e Tiranës
Në kulmin e debateve për inceneratorët, por edhe për firmat e pastrimit të qyteteve të cilat mashtrojnë me pastrimin dhe mbetjet që dërgojnë në landfille, Bashkia e Tiranës ka hapur disa javë më parë një supertender për pastrimin e Tiranës.

Screenshot 1 22
Mësohet se vlera e tenderit, e ndarë në disa lote, është plot 20 milionë euro, ose më saktësisht 2.787.613.252 lekë pa TVSH. “Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 3-vjeça. Operatorët ekonomik të shpallur fitues (për secilin lot) do të rinovojnë kontratat objekt të kësaj marrëveshje kuadër çdo 1 vit”, thuhet në këto dokumente. Tenderi do të zhvillohet në datën 18 janar 2021.
Duket se për këtë tender ka filluar një luftë brenda mazhorancës. Nga njëra anë Sadri Abazi, e nga ana tjetër Taulant Balla, deputetë të fuqishëm të mazhorancës, që bëjnë lobing për firma të caktuara. Megjithatë, edhe Lali Eri ka të preferuarën e tij, kompaninë “Fusha”. Tashmë, vetëm na mbetet të shohim nëse Lali Eri do të kënaqë të gjitha palët, pasi në këtë rast jemi para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Boldnews

Të ngjashme