Lajme nga vendi
Erion Veliaj i bën “peshqesh” 140 milione leke 25-vjeçarit! Paratë e popullit i merr djali i Abdulla Dikut
27 Korrik, 2021 | 9:00 pm
“Më mirë është të dish, sesa të kesh”-deklaronte dikur në ekranet opozitare, eksperti i mjedisit Abdulla Diku, i cili kritikonte qeverinë për koncensionet që ua jepte oligarkëve e biznesmenëve. Ky zë kritik i qeverisë që tashmë i ka ndryshuar rendin shprehjes së tij në “Më mirë është të kesh, sesa të dish”, duket se është vetë njëri prej këtyre biznesmenëve që Rilindja di si t’i bëjë “të squkin”. “Përça e sundo” është parimi politik i përdorur prej kohësh nga Rilindja, në 3 vite mandate kur të gjithë ata që i kanë dalë kundër ndër vite e kanë folur kundër tyre në media, janë ulur e bërë një me pushtetin pasi Veliaj i ka rreshtuar me përfituesit e parave publike.
Djali 25-vjeçar i ekspertit të mjedisit, ka përfituar një tender me vlerë 140 Milionë Lekë pa TVSH nga Bashkia Tiranë falë institucionit prokurues Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Diferenca e Fondit Limit me ofertën që ka ofruar “Diava Consulting” shpk, për të cilën nuk ka asnjë të dhënë veçse në QKB, me zotërues 100% Aldo Dikun në bashkëpunim me “NAIM 2020 shpk” shpk të Naim Koçit, është vetëm 900 mijë lekë të vjetra. Ky tender është shënuar me FLAMUR TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”, kur nga gara është tërhequr në mënyrë të dyshimtë kompania “XHEPI” shpk e cila kishte dhënë oferte ekonomike më të vogël dhe rrjedhimisht në zbatim të Ligjit të Prokurimeve Publike për të minimizuar kostot nga shpërdorimi i Buxhetit Lokal, kishte më shumë gjasa të shallej fitues. Tenderi i është dhënë 25-vjeçarit Diku, thuajse me 100% të Fondit Limit.
A do flasë më Dulla pas qërasjes së majme…?!
Presim zëra të rinj të korruptueshëm të flasin kundër Rilindjes derisa të ngopen edhe ata me paratë e popullit, e deri kur të vijë ky moment, nga debatues kritikë në ekrane do jenë kthyer në oligarkët të cilët përmendnin.
Foto kryesore nga JOQ